Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë të ditur se e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aktakuzën e plotësuar të njohur si “Rasti i Veteranëve”.
Prokuroria ka njoftuar se aktakuza është dorëzuar sipas vërejtjeve të Gjykatës Themelore.
“Aktakuza është plotësuar sipas vërejtjeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, po ashtu duke pasur parasysh kompleksitetin e rastit, kemi kërkuar afat shtesë, të cilit i jemi përmbajtur me përpikëri”, shkruan në komunikatën e Prokurorisë.