Aktakuzë kundër 27 personave të dyshuar për kontrabandim të migrantëve

Prishtinë | 10 Jan 2024 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 27 të pandehurve me inicialet M.A, A.A, M.S, A.H, L.H, M.A, L.U, SH.M, A.K, F.S, L.S, A.S, B.A, E.A, U.E, B.G, F.G, N.B, Q.S, N.T, G.K, B.U, E.B, B.B, F.I, A.I, dhe L.Z.

Prokuroria ka treguar edhe arsyen e ngritjes së aktakuzës kundër 27 të pandehurve.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër 27 të pandehurve është ngritur për shkak se të njëjtit në tërë territorin e Kosovës, në bashkëveprim në mes vete janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të ‘’Kontrabandimit të migrantëve’’, kryesisht shtetasve Sirian, ku i është mundësuar më shumë se shtatëqind (700) personave kalimi nga Republika e Shqipërisë përmes territorit të Kosovës dhe kalimi i tyre në Republikën e Serbisë, e që qëllim kishin shkuarjen në vendet evropiane”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme