Aktakuzë kundër dy personave në Gjakovë për vjedhje të rëndë në bashkëkryerje në vazhdimësi

Prishtinë | 01 Mar 2024 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Q.L., dhe D.T., për veprën penale “Vjedhje e Rëndë në bashkëkryerje në vazhdimësi”, me çka të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm material në shumë prej 94,859.75 Euro.

Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se nga data e pavërtetuar e në vazhdimësi deri me datën 23.10.2023, në Gjakovë, saktësisht në depon e objektit afarist pronë e të dëmtuarit M.B., të pandehurit duke vepruar me dashje dhe në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit, në atë mënyrë që të pandehurit përmes një vrime rreth 1 metër e hapur në mur në pjesën e pasme të dyqanit kanë kaluar në pjesën e depos që i përket të pandehurit Q.L., ku aty kanë hapur një pjesë të murit ndarës që ka qenë e mbyllur me panele druri me vida të cilat kanë qenë të vendosura nga ana e depos së të pandehurit Q.L., ku kanë hyrë në depon e të dëmtuarit dhe nga aty kane vjedhur mallra të ndryshme të cilat i kanë bartur në dyqanin e të pandehurit Q.L., dhe e kanë mbyllur prapë pjesën e panelit”.

Pas një punë operative të policisë, një pjesë e sendeve janë sekuestruar dhe u janë kthyer të dëmtuarit.

Të ngjashme