Aktakuzë ndaj filantropit turk, thuhet se u përfshi në puçin e vitit 2016

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Një Gjykatë në Turqia ka marituar aktakuzën për filantropin, Osman Kavala, për dhënie të ndihmës në grushtetin e vitit 2016. Këto deklarime i ka bërë avokati i tij, tetë muaj pasi është liruar nga akuza për financim të protestave në vitin 2013

Në aktakuzën e re, sipas Reuters, Kavala akuzohet për bashkëpunim me Henri Barkey, studiues turk që jëton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe ky i fundit akuzohet për lidhje me rrjetin e klerikut mysliman turk, Fethullah Gulen.

Ndërkohë, Kavale, Barkey dhe Gulen, ka mohuar akuzat dhe përfshirjen në grushtet ndërsa shtetet perendëimore dhe grupet e të drejtave të njeriut në Turqi, kanë bërë thirrje për lirimin e filantropit të njohur, duke shprehur shqetësimin se padia ndaj tij, shpreh politizim të sistemit të drejtësisë në Turqi.

Nacho Sanchez Amor, raportues i Parlamentit Evropian për Turqinë, ka deklaruar se aktakuza nuk ka ndonjë provë lidhur me rastin ndërsa sipas tij, ky vendim e ofendon vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që kishte bërë thirrje për lirimin e Kavalas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme