Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.
Elezaj dyshohet për veprën penale të konfliktit të interesit.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi e ka konfirmuar këtë për lajmi.net.
Ai ka thënë se aktakuza është ngritur lidhur me punësimin e vajzës së Elezajt në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Klinë.
Kryetari i Komunës së Klinës Zenun Elezaj nga AAK ende pa i bërë 3 muaj në detyrë, e kishte punësuar vajzën e tij në shtëpinë e shëndetit. Në këtë konkurs kanë aplikuar 6 aplikantë. Ishte mjeku Albert Dodaj i cili ka qenë i punësuar si mjek i përgjithshëm, por pasi që ai shkoi në specializim në Gjerman,i ende pa e pritur që të kthehet ia kishin shpallur të lirë vendin e punës duke u pranuar Marigona Elezaj vetë vajza e Kryetarit të Klinës. /