Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ushtruar aktakuzë kundër të pandehurit B.M. për “lëndim të rëndë trupor” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 12 dhjetor 2018, në Rahovec, në një autoservish, ku ishin duke e rregulluar një automjet, duke tentuar t’i marrte armën nipit të tij (djalit të motrës), armë të cilën i dëmtuari Z.V. e kishte gjetur në veturë, e gjuan duke e goditur në pjesën e majtë dhe të djathtë të trupit, e duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
“Armën me të cilën e ka qëlluar, i njëjti e ka poseduar në mënyrë të jashtëligjshme, dhe për këtë ngarkohet edhe për veprën e dytë penale të cekur më lartë”, thuhet më tej në njoftim.
Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatën Themelore në Gjakovë, që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.