Aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj Kujtim Gashit

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Ministrit në detyrë të Kulturës, Kujtim Gashi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, Gashi gjatë viteve 2015-2016 në Prizren, në cilësinë e kryesuesit të Asamblesë Komunale duke shfrytëzuar detyrën zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij duke keqpërdorur pasurinë publike me qëllim të përfitimit për persona tjerë juridikë si TV “Besa” dhe TV “Opinion”.

“I pandehuri K.G., pa procedurë të tenderimit lidh kontrata për transmetimin dhe ritransmetimin e seancave të Asamblesë Komunale në Prizren, me TV “Besa” në shumë prej 250 euro për çdo seancë, ndërsa pagesat për këto shërbime janë autorizuar gjatë vitit 2016 në shumë prej 1750 euro. Po ashtu, i njëjti ka lidhur kontratë me TV “Opinion” por në shumë prej 400 euro për transmetimin e seancave ndërsa pagesat janë autorizuar gjatë vitit 2015 dhe 2016 në shumë prej 6700 euro. Pagesa totale për këto dy televizione ka arritur shumën totale prej 8.450 euro në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme