Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, P.Gj., dhe L.GJ, për shkak të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Sipas njoftimit, të pandehurit, P.GJ, dhe L.Gj, akuzohen se me datën 12 tetor të këtij viti, rreth orës 8:20, në fshatin Gllarevë të komunës se Klinës, në bashkëkryerje kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht, zyrtarët policor, N.G, dhe H.B, në atë mënyrë, derisa zyrtarët policor ishin nisur drejt vendit të ngjarjes në fshatin e lartcekur, ku kishte ndodhur një aksident trafiku dhe ishin krijuar kolona të gjata të automjeteve, të njëjtit vërejnë një veturë e cila ishte duke tejkaluar në vijën e plotë, të cilën e ngiste i pandehuri L.GJ, e si pasagjerë ishte i pandehuri tjetër P.GJ, ku pasi ndalohen nga zyrtarët policor dhe ju merren dokumentet për shqiptimin e gjobës, dy të pandehurit dalin nga vetura dhe fillojnë t’i sulmojnë fizikisht zyrtarët policor, duke ju shkaktuar të dëmtuarve lëndime të lehta trupore.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihen në barrë.