Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër S.K., për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 378 paragrafi 8, lidhur me paragrafin 4 dhe paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri S. K., më datën 5 maj të viti 2018, në rrugën Istog-Novosellë, tek vendi i quajtur Dydesh, derisa ishte duke drejtuar autobusin e markës Iveco, me të cilin po transportonte pasagjerë, duke mos u kushtuar kujdes kushteve të rrugës dhe mospërshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin mbi autobus dhe del nga korsia e rrugës, ku përplaset për disa lisa, ashtu që si pasojë e kësaj 5 (pesë) udhëtarë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, kurse 18 (tetëmbëdhjete) të tjerëve u janë shkaktuar lëndime të lehta trupore, transmeton Indeksonline.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Indeksonline/