Aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prizren për kontrabandim me migrantë

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.G., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Sipas aktakuzës, më 08.01.2022 rreth orës 06:30 minuta në afërsi të Pikës Kufitare në Vërmicë, i akuzuari E.G., merret me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.

I dyshuari me automjetin e tij të markës ”VW Cadyy”, shkon në Pikën Kufitare në Vërmicë, dhe aty pranon për të bartur me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore nga 20 euro për shtatë shtetas të Sirisë, të cilët kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës pa dokumente të identifikimit nga bjeshkët e fshatit Vërmicë ku më pas kanë zbritur dhe kanë hyrë në automjetin e të akuzuarit, i cili ishte parkuar në mbikalimin e autostradës në drejtimin e Prishtinës me ç’rast është vërejtur dhe është ndaluar nga patrulla e Policisë kufitare.

Me këto veprime, i pandehuri E.G., ka përmbushur elementet e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme