Zyrtarisht është konfirmuar tash se policja Valdete Bllaca ka vrarë prindërit e saj, dy vëllezërit dhe veten më pas me armën e saj zyrtare.
Një konferencë të përbashkët të Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.
“Dyshohet se revolja e përdorur në rast është zyrtare. Zyrtarja policore ka qenë zyrtare aktive e policisë”, ka thënë nënkolonel Remzi Azemi, njofton Klan Kosova.
“Kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë. Kemi marr informacionin për të shtëna. Kemi të bëjmë me një zyrtare policore dhe këtu kanë ardhur për të asistuar edhe IPK-ja. Jemi në fazën fillestare të hetimeve po bëhet vëzhgimi i vendit të ngjarjes dhe nuk mund të japim informacione të tjera”, ka thënë prokurori i shtetit, Arben Kadriu
Ndërsa Prokurori i rastit tha se deri më tani dihet se zyrtarja policore privoi nga jeta katër familjarët në shtëpinë e saj.
“Babanë, nënën dhe dy vëllezërit, e më pas edhe veten”, shtoi Prokurori.
Policia ka qenë duke punuar sipas konfirmimit në Stacionin Policor të Gjilanit.
Kurse zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani tha se janë në fazën e parë të hetimeve dhe se rrjedha e rastit është në vazhdimësi e sipër.
“Ishte police e Stacionit të Gjilanit, pra Police e Kosovës”, tha shkurt ai.