Aktivistë të VV-së e familjarë bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit në 2-vjetorin e vdekjes

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të shoqëruar nga kryetari i kësaj partie kanw bwrw homazhe tw varri i Astrit Deharit në 2-vjetorin e vdekjes në burgun e Prizrenit.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti pas homazheve ka thënë se kur njeriu është i drejt për drejtësinë mbytet krimi dhe se sipas tij krimi për Astritin nuk falet asnjëherë.

“Ky krim nuk mund të falet sepse nuk mund të harrohet. Drejtësia për Astritin është liria në Republikë për qytetarin aktiv. Prangat në duart e Astritit dje, sot janë zinxhirë, i Gjyqësisë e Prokurorisë në duart e këmbët e qytetarit. Zinxhiri i atyre do të këputët, e liria e qytetarit do të vazhdojë. Astritit ishte i Lëvizjes, tash ne jemi të tij, të fuqishëm me një popull që na do si askush tjetër”.

“Astriti ka qenë idealist e besnik, punëtorë e trim. Ai e dinte si t’i shërbente atdheut. Ai ka qenë i të gjithëve, i Lëvizjes, i Republikës, i studentëve, i të sëmurëve, i punëtorëve, i nënave, fëmijëve e pleqve, i secilit përveç vetës. Ai është kaq i gjallë në kujtimet e çdo njërit. Është frymë që na mbanë lartë dhe drejt, para dhe shpejt. Ai nuk na mungon neve, vetëm ne atij. Ai na mbanë në Lëvizje. Përkulemi me krenari sot e përjetë”, ka thënë Kurti.

Babai i të ndjerit, Avni Dehari ka falënderuar pjesëmarrësit në këto homazhe duke thënë se sot është dera e hapur e shtëpisë së tij për të gjithë.

“Për ne pjesëmarrja, mbështetja juaj na bënë të jemi mirënjohës dhe falënderues. Të gjithë ata që mbështesin përparimin, të drejtën, barazinë janë Astritë”.

Përveç homazheve aktivistë të VV-së do të vendosin tabelën në një rrugë të Prishtinës me emrin “Arbënor dhe Astrit Dehari”. Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në rrethana ende të paqarta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme