Qindra aktivistë janë duke protestuar para ambasadës së Brazilit në Francë, protesta të tilla janë duke u mbajtur edhe në Londër.
Këta persona janë mbledhur para këtyre ambasadave pasi kërkojnë që këto shtete të iu ofrojnë ndihmë rreth zjarrit që ka kapluar Amazonën.
Protestuesit e Anti-Bolsonaro brohorisnin jashtë Ambasadës së Brazilit në Paris duke mbajtur pankarta me mesazhe si “Bolsonaro Out!” (Bolsonaro jashtë), ata kërkonin që presidenti i tyre të largohet.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres,kanë shqetësimet e tyre rreth zjarreve që janë duke ndodhur në Amazonë, ndërsa Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro u përgjigj me zemërim ndaj tyre duke ju thënë se këtë po e përdorin vetëm përfitime politike.