Aktivistët turq të LGBTI përleshen me policinë në Stamboll

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 09:25 | Nga

Për të katërtin vit radhazi aktivistët e LGBTI dhe policia turke janë përplasur mes tyre në Stamboll.

Edhe në paradën e ditës së sotme situata ka qenë e tensionuar me policinë që ka qenë e vendosur të ndalë paradën, ashtu siç edhe e kishte planifikuar.

Policia u detyruar të përdorte gaz lotsjellës për shpërndarjen e rreth 1000 aktivistëve, të cilët u mblodhën pranë sheshit Taksim.

Pavarësisht nga prania e policisë, pjesëmarrësit e paradës së krenarisë u mblodhën përsëri në pjesë të ndryshme të lagjes Taksim duke bërtitur: “Mos heshtni, thoni me zë të lartë, homoseksualët ekzistojnë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme