Aktivisti i VV’së në SHBA: U përgatitëm për ta pritur Kurtin, u injoruam e u poshtëruam

Prishtinë | 22 Maj 2022 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Shoqatës “Kosova” në Boston të SHBA-së, Afrim Hoxha tha se janë injoruar në një tentim për ta pritur kryeministrin Albin Kurti atje.

Hoxha ka shkruar një “sqarim” pasi tha se “shumë persona po pyesin: Si është e mundur që Kryeministri Kurti të pritet vetëm nga 15-16 persona”.

“Shoqata Kosova në Boston dhe Grupi Punues i Vetëvendosjes, padyshim se kemi pasur në plan që të bëjmë pritje madhështore për Kryeministrin Kurti dhe me të dëgjuar për datën e ardhjes, menjëherë i kemi filluar planet dhe përgatitjet”, ka shkruar ai.

“Zëvendës Ministrja Liza Gashi na tha se nuk ka kohë për takim me komunitet… Por në ndërkohë, ajo kishte përgatitur agjendën e vizitës me shoqatën MAAS-BESA nga Shqipëria, duke e injoruar plotësisht Shoqatën Kosova në Boston dhe duke e vendosur para aktit të kryer. Ne prap jemi munduar vazhdimisht dhe e kemi lutur Zv. Ministren Liza Gashi, që të bëhet vetëm një ndryshim në agjendë të vizitës, por nuk ka pranuar në asnjë mënyrë dhe vazhdimisht, në mënyrë tinzare dhe poshtëruese, e ka injoruar çdo tendencë që të na lejohet që të bëjmë pritje madhështore për Kryeministrin Kurti”, ka shkruar Hoxha në “Facebook”.

Hoxha tha se po ta kishin organizuar ata pritjen, “rreth 500-600 persona” do ta prisnin Kurtin atje.

“Vlen të theksohet se, Shoqata Kosova në Boston, e ka mirëpritur Albin Kurtin në vitin 2012 në Boston, atëherë kur Albin Kurti nuk ishte në pushtet. Shoqata Kosova në Boston ka mirëpritur edhe deputetë, ministra dhe ish Presidenten Jahjaga, sa herë që kanë ardhur në Boston. Por kësaj here, në mënyrë tejet poshtëruese, Shoqata Kosova në Boston u injorua dhe u poshtërua nga Zv. Ministrja Liza Gashi”, ka shkruar ai.

Kjo, sipas tij “është një njollë tepër e madhe që nuk fshihet dot”. Hoxha kërkon që “personi përgjegjës për këtë dështim të japë përgjegjësi zyrtare dhe morale”.

“Kryeministri Kurti nuk e meriton të ketë bashkëpunëtorë të tillë që e largojnë nga populli”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sqarim i domosdoshëm rreth vizitës së Kryeministrit Albin Kurti në Boston, për shkak se shumë persona po pyesin: Si është e mundur që Kryeministri Kurti të pritet vetëm nga 15-16 persona.

Shoqata Kosova në Boston dhe Grupi Punues i Vetëvendosjes, padyshim se kemi pasur në plan që të bëjmë pritje madhështore për Kryeministrin Kurti dhe me të dëgjuar për datën e ardhjes, menjëherë i kemi filluar planet dhe përgatitjet.

Por, çfarë ndodhi?

Zëvendës Ministrja Liza Gashi na tha se nuk ka kohë për takim me komunitet… Por në ndërkohë, ajo kishte përgatitur agjendën e vizitës me shoqatën MAAS-BESA nga Shqipëria, duke e injoruar plotësisht Shoqatën Kosova në Boston dhe duke e vendosur para aktit të kryer. Ne prap jemi munduar vazhdimisht dhe e kemi lutur Zv. Ministren Liza Gashi, që të bëhet vetëm një ndryshim në agjendë të vizitës, por nuk ka pranuar në asnjë mënyrë dhe vazhdimisht, në mënyrë tinzare dhe poshtëruese, e ka injoruar çdo tendencë që të na lejohet që të bëjmë pritje madhështore për Kryeministrin Kurti.

Po të ishte lejuar që Shoqata Kosova në Boston ta bënte organizimin, padyshim se mbi 500-600 persona do ta pritnin Kryeministrin Kurti në Boston, tamam ashtu siç e meriton.

Vlen të theksohet se, Shoqata Kosova në Boston, e ka mirëpritur Albin Kurtin në vitin 2012 në Boston, atëherë kur Albin Kurti nuk ishte në pushtet. Shoqata Kosova në Boston ka mirëpritur edhe deputetë, ministra dhe ish Presidenten Jahjaga, sa herë që kanë ardhur në Boston. Por kësaj here, në mënyrë tejet poshtëruese, Shoqata Kosova në Boston u injorua dhe u poshtërua nga Zv. Ministrja Liza Gashi.

Kjo se çfarë ka ndodhur, padyshim se është një njollë tepër e madhe që nuk fshihet dot, dhe personi përgjegjës për këtë dështim duhet të japë përgjegjësi zyrtare dhe morale. Kryeministri Kurti nuk e meriton të ketë bashkëpunëtorë të tillë që e largojnë nga populli.

Si aktivist 16 vjeçar i Shoqatës Kosova Boston, qysh nga fillimi i Shoqatës në vitin 2006,

Po ashtu, si përkrahës dhe aktivist 14 vjeçar i Vetëvendosjes qysh nga viti 2008,

E kam për obligim moral ti sqaroj këto gjëra që kanë ndodhur në ditët e fundit.

Mos të harrojmë: “Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen”

Sinqerisht,

Afrim Hoxha

Të ngjashme