Aktivistja serbe Kandiq reagon për Fatmir Shehollit

Prishtinë | 09 Tet 2025 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Aktivistja serbe, Natasha Kandiq, e cila është themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka reaguar për arrestimin e sotëm të Fatmir Shehollit nën dyshimet për spiunazh.

Kandiq ka thënë se arrestimi i Shehollit si “spiun i Serbisë” është “e turpshme.

Në një reagimin në profilin e saj, Kandiq ka thënë se Prokuroria e Kosovës duhet të paraqesë publikisht prova “për dyshime dhe shpifje të tilla të ndyra”.

“Arrestimi i Fatmir Shehollit, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike në Kosovë, si “spiun serb” është i turpshëm. Prokuroria e Kosovës është e detyruar të paraqesë publikisht prova për dyshime dhe shpifje të tilla të ndyra”, ka shkruar Kandiq.

Të ngjashme