“Aktivizmi i rinisë është energjia e Dekadës së Re”

Prishtinë | 15 Dhj 2018 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Në vijim të ligjëratave dhe takimeve rreth aktivizmit politik, të ndërmarra nga Rinia Demokratike e Kosovës, të cilat u mbajtën në Prizren, Suharekë, Has dhe Zhur, Donjet Bislimi ka diskutuar rreth rëndësisë së përfshirjes së rinisë në çështjet që i takojnë rinisë dhe vendit.

Bislimi ka ftuar rininë që të bëhet pjesë e angazhimit, përkushtimit dhe kontributit për platformën e Dekadës së re, me çështjet jetike për rininë brenda kësaj platforme.

“Dekada e Re, është vizioni që ju ndërtoni dhe kontribuoni për ta realizuar atë, duke qenë të bashkuar Aktivizimi juaj, është energjia e kësaj platforme, andaj, të gjithë ne bëhemi edhe kreator edhe përcaktues të drejtimit nga do të ecim ne rinia dhe njëkohësisht vendi. Me besim, zhvillim dhe integrim”, ka theksuar Donjet Bislimi, i cili shtoi se në çdo aktivizëm politik, duhet të ketë angazhim të pandërprerë për realizimin e synimeve.

Donjet Bislimi së bashku me ligjëruesit tjerë nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë vënë në dukje gjithëpërfshirjen dhe rëndësinë e angazhimit të rinisë në secilin lokalitet dhe lagje, për t’u bërë pjesë e zhvillimit dhe proceseve pozitive të vendit.

Takimet dhe ligjëratat për aktivizmin politik, janë duke u zhvilluar në të gjitha degët e PDK-së, duke zgjuar interesimin e të rinjve për debat, diskutim dhe pasurim të platformës së Dekadës së Re.



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme