Aktori i famshëm, Robert De Niro ka vazhduar me akuzat e tij kundër presidentit amerikan, Donald Trump.
De Niro i ka ndaluar presidentit të SHBA-ve të hyjë në restorantet japonezë të aktorit.
Në një intervistë, dhënë për Daily Mail, ylli hollivudian 74 vjeçar, bashkëthemelues i zinxhirit të restoranteve japonezë Nobu, nuk është treguar aspak i përmbajtur kur ka thënë se:
“Nëse Trump do të hynte ndonjëherë në ndonjë prej lokaleve të tij, do të shoqërohej menjëherë për tek dera”.