Aktori i njohur dënohet me 30 vite burg

Prishtinë | 02 Qer 2023 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Aktori Danny Masterson u dënua me 30 vjet burg pasi u shpall fajtor për dy akuza për përdhunim. Mediat e huaja raportojnë se Masteron po hetohet edhe për një akuzë të tretë përdhunimi.

Vendimi vjen rreth gjashtë muaj pas gjyqit të parë të aktorit. Të tre gratë janë ish-anëtare të Kishës së Scientologjisë, anëtar i shquar e së cilës është Masterson.

Masterson mund të përballet me 45 vjet burg nëse shpallet fajtor edhe për akuzën e tretë.

Të ngjashme