Vizita e djeshme presidentit turk, Recep Tajip Erdogan, ka ndryshuar gjithë rrjedhën e qarkullimit normal të mjeteve në Shqipëri.
Për shkak se presidenti kishte shkuar në xhaminë e Et’hem Beut, i gjithë trafiku në rrugën e Elbasanit, u ndal deri në përfundimin e takimit të tij.
Por bllokimi në trafik për orë të tëra ka sjellë acarimin e gjithë drejtuesve të mjetit, mes tyre edhe aktorit të humorit, Albano Bogdo.
Ky i fundit ka dalë nga makina dhe duke bërtitur i ka kërkuar efektivët të Policisë që t’i hapte rrugën që të kalonte.