Kathy Griffin, komediania amerikane e cila njihet si një ndër kritiket e Presidentit Donald Trump, realizoi një set fotosh me personazhet e njohura, ndërsa në njërën prej tyre shfaqet duke mbajtur në dorë atë që duket si koka e prerë dhe e gjakosur e presidentit Trump.
Senatori Al Franken që e kishte ftuar Griffin në promovimin e librit të tij në korrik, e tërhoqi ftesën duke u distancuar.
Teknikisht, fotografia me “kokën e prërë” të Donald Trumpit është pjesë e lirisë së fjalës, të gjithë ekspertët e ligjit bien dakord për këtë.
“Njerëzit kanë të drejtën ta duan të vdekur Presidentin”, thotë profesori i ligjit në Stanford University, Nathaniel Persily.
“Që të konsiderohej e jashtëligjshme, do duhej të përmbante thirrje për vrasjen e presidentit”, shton ai.
Megjithatë, gjesti është kosideruar i shëmtuar, i dhunshëm dhe i papranueshëm për natyën e “diskutimit publik amerikan”.