Aktorja e Broadway dhe televizionit, Doreen Montalvo, ka vdekur në moshën 56 vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i saj në një deklaratë të dhënë për Fox News. Ata konfirmuan se ajo ndërroi jetë nga një goditje në tru.
Montalvo vdiq të shtunën ‘e rrethuar nga burri Michael Mann dhe familja e saj pas një sëmundjeje të papritur”, tha një përfaqësues në një deklaratë të veçantë të marrë nga E!News.
“Doreen jo vetëm që ndriçoi skenën, ajo ndriçoi jetën tek të gjithë ata që ishin përreth saj”, thuhet në deklaratë. “Ajo ngjalli dashuri në çdo rol që luajti në një karrierë të larmishme dhe të suksesshme aktrimi. Familja e saj është aq mirënjohëse kur di që puna e saj do të jetojë dhe do të shihet në filmat e ardhshëm të “In The Heights” dhe “West Side Story””.
Montalvo ishte më e njohur për punën e saj skenike, duke fituar një nominim për ‘Drama Desk’ për punën e saj në “In the Heights”.
Ajo ishte gjithashtu pjesë e kastit të “On Your Feet” e shumë filmave të tjerë.
Doreen ka lënë pas bashkëshortin Michael Mann, me të cilin u martua në vitin 2010.