Aktorja e “Harry Potter”: Në OnlyFans kam fituar më shumë se nga aktrimi

Prishtinë | 09 Gus 2026 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Aktorja britanike Jessie Cave, e njohur për rolin e Lavender Brown në tre filmat e fundit të “Harry Potter”, ka zbuluar se përmes platformës OnlyFans ka fituar më shumë brenda një viti sesa gjatë gjithë karrierës së saj në aktrim.

39-vjeçarja iu bashkua platformës më shumë se një vit e gjysmë më parë, në një periudhë kur po përballej me vështirësi financiare dhe mungesë të angazhimeve profesionale.

Në një intervistë për “The Times”, Cave tregoi se vetëm brenda një dite kishte fituar rreth 15 mijë paund, afërsisht 17 mijë e 300 euro.

Ajo ofron abonim mujor për rreth gjashtë dollarë, ndërsa të ardhura shtesë siguron edhe përmes mesazheve private me pagesë.

“Kam fituar shumë më tepër sesa do të fitoja në një vit gjatë gjithë karrierës sime si aktore”, u shpreh Cave.

Fillimisht, aktorja kishte planifikuar ta përdorte platformën vetëm për disa muaj, me synimin për të fituar rreth pesë mijë paund dhe për të krijuar një hapësirë financiare për të vendosur se çfarë do të bënte më tej.

Por, siç rrëfeu ajo, plani ndryshoi.

“Tani kanë kaluar më shumë se një vit e gjysmë dhe kjo fjalë për fjalë na e ka shpëtuar jetën”, tha Cave.

Të ngjashme