Misioni i EULEX-it në Kosovë prej muajit nëntor do të largojë nga puna pjesën më të madhe të stafit serb.
Punonjësit serbë thonë se do të largohen nga detyra e tyre në EULEX për shkak se ata nuk kanë njohuri të gjuhës shqipe.
EULEX-i e ka reduktuar të gjithë stafin, i cili përveç gjuhës serbe dhe asaj angleze nuk e ka njohur edhe gjuhën shqipe. Punëtorët të cilët do të mbesin pa punë e akuzojnë EULEX-in për diskriminim në baza etnike. Në EULEX i kanë mohuar pretendimet e këtyre punonjësve për diskriminim direkt ose indirekt.
Pasi e kanë marrë vesh vendimin punonjësit kanë nënshkruar një peticion i cili nuk është marr parasysh nga askush. Edhe kërkesa e tyre që vendimi të rishqyrtohet nga shefi i EULEX-it është refuzuar