Policia në Nevada ka kërkuar në mënyrë zyrtare nga autoritetet italiane për të marrë mostër të ADN-së nga ylli portugez Cristiano Ronaldo, në rastin ku futbollisti akuzohet për përdhunimin e një gruaje në Las Vegas, para një dekade.
33-vjeçari, që cilësohet si njëri ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve, ka mohuar çdo gjë në lidhje me këtë çështje.
Ky rast doli në dritë në shtator të vitit 2018, kur modelja Kathryn Mayogra e paditi Ronaldon, me akuzën se ajo është përdhunuar në një hotel në Las Vegas në vitin 2009.
Ronaldo në “Twitter” ka shkruar se ndihet i pastër dhe se do t’i presë me qetësi rezultatet e hetimeve.
“Wall Street Journal” shkruan se hetuesit dëshirojnë të shohin, nëse mostra e ADN-së së Ronaldos përshtatet me fustanin e asaj që e akuzon, apo është e dikujt tjetër.