Ish- kryeministri Sali Berisha bën një rezyme të asaj që pritet të ndodhë në Samitin e Berlinit.
Ai shkruan se pikat kyçe janë integrimi i Ballkanit në BE dhe marrëdhëniet Kosovë – Serbi.
Sipas Berishës duhet të shpresohet për një lajm pozitiv në lidhje me hapjen e negociatave, por një gjë e tillë nuk mund të ndodhë me Edi Ramën në krye.
Berisha e quan një “patate të nxehtë” çështjen e Kosovës, ndërsa hedh akuza për copëtimin e saj nga politikanët e Prishtinës dhe Tiranës.
E plotë
Sot ne Berlin nje samit shume i rendesishem!
Te dashur miq, sot me ftese te dy liderve me kryesor te Bashkimit Europian, Kancelares gjermane Angjela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Makron mblidhet Samiti i Berlinit kushtuar vendeve te Ballkanit Perendimor.
Çeshtje kryesore qe do trajtohen ne samit jane:
– integrimi i ketyre vendeve ne BE,
– marredheniet Kosove – Serbi
Pra per ne shqiptaret ne dy vendet tona samiti i Berlinit eshte i nje rendesie te madhe.
Le te shpresojme ne vendime pozitive per hapjen e negociatave me Shqiperine pavaresisht se Shqiperia krahasuar me vjet nuk ka plotesuar asnje nga kushtet e kerkuara madje ka perkeqesim.
Shqiperia shkon aty si vendi i pare ne Europe per azilkerkues, si vendi i katert ne bote me shprese vrare, nga i cili mbi 69% e qytetareve duan te largohen, si vendi qender operacionale e organizatave kriminale ne Europe Ameriken e Veriut dhe te Jugut, Lindjen e Mesme, shkon si narkoshtet, Kolumbi e Europes, si vendi i vetem per te cilin parlamenti i nje vendi anetar te BE ka votuar per rivendosjen e vizave.
Por me Edi Ramen kushtet nuk mund te plotesohen. Vetem opozita do mund ti plotesoje ato.
Gjithashtu le te shpresojme vendimin per heqjen e vizave per Kosoven, e cilla prej kohesh i ka plotesuar standartet per heqjen e tyre.
Patatja e nxehte e Samitit eshte marreveshja Kosove – Serbi.
Lidhur me kete marreveshje dy jane pengesat madhore te saj.
Se pari, marreveshja e fshehte per coptimin e Kosoves dhe krijimin e Serbise se madhe e arritur nga argatet e Beogradit ne Tirane dhe Prishtine me patronin e tyre Presidentin serbomadh Vuçiç.
Se dyti, shqiptaret e Kosoves perfaqesohen ne Samit defacto nga dy delegacione. Delegacioni i argatit te Beogradit, i cili, si peng i ketij te fundit, projektin e Serbise se Madhe e paraqet si projekt te Prishtines. Ne krah te tij qendron i palkundur Zografi bis i Tiranes.
Delegacioni i kreut te ekzekutivit qe kundershton projektin e Serbise se Madhe dhe qe per te paralizuar marreveshjen e fshehte te krijimit te saj ne kurriz te territoreve te Kosoves ka vendosur taksen antiargat duke krijuar nje problem te vertet me komunitetin nderkombetar.
Pra mbeshtetesit e projekti te Serbise se Madhe ne kete Samit jane serbomadhi Vuçiç dhe argatet e tij ne Prishtine dhe Tirane. Sigurisht keta nuk arrijne te imponojne projektin e tyre ogurzi por do bejne gjithçka per sabotimin dhe mos suksesin e Samitit ne kete çeshtje madhore.
Sidoqofte miq, ti urojme Samitit suksese dhe te shpresojme per me te miren!