Akuzat për tradhti e vrasje me thikë, prokurori jep detaje për vdekjen tragjike të çiftit kosovar në Francë

Prishtinë | 29 Pri 2022 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Prokurori Publik në Francë ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike të së martës (26 prill), kur çifti me origjinë nga Kosova u gjetën të vdekur në banesën e tyre në Epinal të Francës. Sipas prokurorit, deri te zënka me epilog tragjik ka ardhur, pasi bashkëshorti ka akuzuar gruan e tij për tradhti.

“Gruaja u vra nga burri i saj”, konfirmoi prokurori publik i Epinalit, Frédéric Nahon këtë të premte, pas mbledhjes së fakteve.

“Më tej thuhet se burri e theri gruan e tij për vdekje para se ta kthente armën kundër vetes, në prani të tre prej tetë fëmijëve të tyre”, tha prokurori të premten, për mediat franceze.

“Gruaja u vra nga burri i saj. Ky i fundit ka përdorur të njëjtën thikë për të vrarë veten”, tha prokurori publik i Epinalit, Frédéric Nahon.

Nga autopsia u zbuluan “disa plagë me thikë, duke përfshirë edhe plagë mbrojtëse” në trupin e 44-vjeçares.

“Hetimi konfirmoi se një zënkë verbale mes prindërve shpërtheu mëngjesin e së martës, ku bashkëshorti 45-vjeçar akuzoi gruan e tij për ‘gjoja pabesi’”, shtoi prokurori.

Sipas prokurorit, ngjarja ka ndodhur në banjën e banesës kur njëri nga fëmijët pas theu derën dhe zbuloi trupat e pajetë të prindërve të tij.

Të ngjashme