Akuzoheshin për terrorizëm, Apeli vërteton pafajësinë e imamëve dhe Fuad Ramiqit

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ishin liruar nga akuzat për vepra penale të terrorizmit katër imamët Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga, Mazllam Mazllami si dhe Fuad Ramiqi.

Përmes një njoftimi për media, gjykata e shkallës së dytë, ka bërë të ditur se e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kundër aktgjykimit të Themelores.

”Gjykata e Apelit, pasi ka shqyrtuar ankesat e prokurorisë por edhe sipas detyrës zyrtare  konstaton se aktgjykimi i shkalles se parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, dhe se në mënyrë të drejtë dhe të plotë është vërtetuar gjendja  faktike”, thuhet në kumtesë.

Me anë të këtij aktgjykimi, të akuzuarit B. R., I. B., E. G., M. M. dhe F. R.,  janë liruar nga akuza dhe atë: B. R.  dhe I. B., për shkak të veprës penale, për secilën veç e veç, “Shtytja në kryerjen e veprës terroriste”.

Të akuzuarit E. G. dhe M. M., për shkak të veprës penale, për secilin veç e veç, “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar etnik”.

Si dhe i akuzuari F.R., për shkak të veprës penale “Thirrje për rezistencë”, me arsyetim se me provat e procedura në shqyrtimin gjyqësor nuk është vërtetuar se në veprimet e të akuzuarve përmbushën elementet e veprave penale në fjalë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme