Al Kaida ua ndalon myslimanëve Kupën e Botës

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Al Kaida, përmes degës së saj rajonale në Gadishullin Arabik, u ka bërë thirrje myslimanëve në mbarë botën që t’i kthejnë shpinën Kupës së Botës.

“Ne paralajmërojmë vëllezërit tanë myslimanë që të mos e ndjekin apo të marrë pjesë në këtë ngjarje”, thuhet në deklaratë.

Në të njëjtën kohë, ata e kritikojnë Katarin për organizimin e ngjarjes, megjithëse nuk bëri asnjë kërcënim për sulm apo dhunë, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Dega me bazë në Jemen e grupit militant Al Kaida dënoi vendin pritës për “sjelljen e njerëzve të pamoralshëm, homoseksualëve, mbjellësve të korrupsionit dhe ateizmit në Gadishullin Arabik”.

Organizatorët e Kupës së Botës, ndërkohë, janë përgjigjur ndaj kritikave për shkeljen e të drejtave të LGBT nga Katari dhe kufizimeve sociale të vendit, duke kujtuar se kushdo, pavarësisht nga gjendja e tij seksuale, raca apo feja, është i mirëpritur në vend.

Të ngjashme