Një lajm i rrejshëm ka ardhur në adresën e Zjarrfikësve, ku këta të fundit kanë marr një shqetësim nga një qytetar së në një ndërtesë ka zjarr, raporton Ekonomia Online.
Sipas zjarrfikësve, qytetari kishte parë një tym mbi çatinë e një ndërtese në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.
Por pas ardhjes së zjarrfikësve në vendin e ngjarjes, ky lajm doli të jetë një lajm i rrejshëm dhe se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, këtë e tha edhe zjarrfikësi, Halim Dobrotiqi.
“Në rastin në fjalë kemi marr një lajm nga një qytetar që na ka thënë se është një zjarr është në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë gjoja se ka parë tym dhe ne kemi ardhur në vendin e ngjarjes kur erdhëm këtu ka rezultuar se nuk ka zjarr dhe qytetari nuk ka dal në ndihmë për të na ndihmuar se ku është zjarri pas 20 minutave kur i kemi bërë presion ka dal dhe na ka ndihmuar por nuk ka pas asgjë dhe ne kemi rezultuar se është një lajm i rrejshëm”, tha Dobrotiqi për Ekonomia Online.