Christian Panucci duket në vështirësi për të përgatitur dy ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë.
4 lojtarë të formacionit bazë janë në pikëpyetje nga dëmtimet, ndërsa Mërgim Mavraj do të mungojë si pasojë e kartonave të verdhë.
Pas kapitenit Ansi Agolli dhe dëmtimit të djeshëm të Arlind Ajetit, probleme edhe për Amir Abrashin. Mesfushori u dëtyrua ta lërë fushën e lojës në minutën e 28 të ndeshjes mes Bayern Leverkusen – Freiburg, pas një dyluftimi të ashpër me Kohr.
Abrashi qëndroi për disa minuta në fushë dhe më pas u largua me ndihmën e mjekëve, duke çaluar.
Klubi njoftoi se ai u dëmtua në gju. Dëmtimi duket serioz, por ekzaminimet që do të kryhen ditën e nesërme do të saktësojnë gjendjen.
I dëmtuar është edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti. Për këtë arsye ai u la jashtë listës së të grumbulluarve të Beneventos për ndeshjen që u luajt kundër Napolit që fitoi 6 – 0.
Kuqezinjtë do të grumbullohen pas dy javësh për dy ndeshjet e fundit eliminatore për botërorin 2018 kundër Spanjës dhe Italisë.
Të dëmtuar janë:
1. Ansi Agolli
2. Arlind Ajeti
3. Amir Abrashi
4. Berat Gjimshiti