Alarm në Sllovaki: “Furia” e tifozëve të Kosovës po i tremb vendasit, frikë se stadiumi do të pushtohet nga shqiptarët

Prishtinë | 13 Mar 2026 | 23:20 | Nga Ekonomia Online

Mediumi sllovak Sportovy.cas ka shkruar se përfaqësuesja e Sllovakisë duhet të jetë e kujdesshme ndaj mbështetjes së madhe që pritet të marrë Kosova nga tifozët e saj.

Sipas raportimit të këtij mediumi, biletat e rezervuara për sektorin e mysafirëve janë shitur shumë shpejt, gjë që tregon se një numër i madh tifozësh kosovarë pritet të jenë të pranishëm.

Artikulli thekson se tifozët e Kosovës konsiderohen ndër më të pasionuarit në Evropë dhe janë në gjendje të krijojnë atmosferë të zjarrtë edhe në stadiumet kundërshtare.

Shqetësime për praninë e madhe të tifozëve kosovarë ka shprehur edhe Federata e Futbollit të Sllovakisë, e cila druhet se stadiumi mund të “pushtohet” nga mbështetësit e Kosovës, ashtu siç kishte ndodhur me ata të Bosnjës në vitin 2013.

Përfaqësuesi i federatës sllovake, Juraj Curny, ka deklaruar se organizatorët po i kushtojnë vëmendje të veçantë kësaj çështjeje për të shmangur një situatë të tillë.

Të ngjashme