Ronaldo mund të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve, pas lëndimit të kyçit në këmbën e djathtë në “El Clasico”. Ai nuk doli me skuadrën me fillimin e pjesës së dytë në “El Clasico”, duke u zëvendësuar nga Asensio.
Cristiano Ronaldo është lënduar kundër Barcelonës në barazimin 2-2 në “Camp Nou”.
Cris u lëndua në minutën e 14’, në momentin e golit të barazimit dhe nuk u largua nga loja deri në fund të pjesës së parë, duke luajtur me shqetësime për 31 minuta.
Portugezi nuk doli fare në pjesën e dytë, duke u zëvendësuar nga Marco Asensio.
AS raporton se ky egoizëm i CR7 për të vazhduar ndeshjen, vetëm sa mund t’ia ketë rritur shkallën e dëmtimit dhe tani do të luftojë me kohën për të qenë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
Pas ndeshjes edhe Zidane u shpreh i shqetësuar me lëndimin e CR7.
“Ronaldo tha se është diçka e vogël. Do të shohim (sot) për çfarë dëmtimi bëhet fjalë, është pak i shqetësuar (për finalen e Kiev), por tha se është diçka e vogël”, u shpreh Zidane.
“Aktualisht nuk është diçka e mirë. Tani nuk mund të flasim shumë, do të shohim pas ekzaminimeve. Ai tha se është diçka e vogël”, përsëriti Zizu.
Portugezi i ka bërë të gjithë me dhimbje koke te madrilenët dhe duket se vëmendje e “El Clasico” e zhvendosur e gjitha te sulmuesi.
Ende nuk ka një përcaktim të saktë të shkallës së dëmtimit, por te Reali tashmë janë me dhimbje koke në prag të finales së Chmapions ndaj Liverpool.