Rezervimet për qëndrim gjatë natës kur do të luhet Super Kupa e UEFA janë anuluar për shkak të dyshimeve se mund të ketë sulme terroriste në Shkup, shkruajnë medie në Maqedoni.
Portali Plusinfo shkruan se thashethemet qarkullojnë qe disa ditë në mesin e grupeve të tifozëve, si dhe nëpër rrjetet sociale.
Ky portal, thotë se deri tek ky informacion ka ardhur nga disa tifozë, të cilëve iu ka mbërritur një mesazh i tillë nga tifozë të huaj që kanë bërë rezervime te mëparshme nëpër hotelet e kryeqytetit.
Në fotografinë në fund të tekstit mund të shihet një mesazh në gjuhën angleze, të cilin e ka marrë një tifoz i huaj nga një hotel në Shkup, e pastaj e ka dërguar deri tek tifozët maqedonas të Manchestar United.
“Ne jemi të detyruar nga ana e Qeverisë për të ju informuar si mysafir i yni, se janë marrë kërcënime për sulm të mundshëm terrorist më 7 dhe 8 gusht”, shkruan në fillim të mesazhit.
Nga Qeveria e mohojnë një gjë të tillë, si dhe për atë se kanë kërkuar nga hotelet që t’ua dërgojnë mesazhet e tilla.
Tifozët e Manchestar United pretendojnë se kjo është vetëm një mashtrim i hotelierëve, për t’i tërhequr me herët rezervimet, sepse më vonë të njëjët hotele kanë ofruar strehim me shuma me të larta.