Kryetari i ri i Gjilanit, Alban Hyseni përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit nga radhët e LVV-së në Kuvendin e Kosovës.
Hyseni e dorëzoi mandatin e deputetit, para se të marrë detyrën e kryetarit të Gjilanit.
“Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkpunimin gjatë kësaj periudhe.
Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit”.