Kandidatja e AAK-së për deputete, Albana Bytyqi ka thënë se shteti nuk duhet të kujtohet për qytetarin vetëm para festave, me lëmoshë që zgjat një ditë, ne vlerë monetare.
“Shteti nuk duhet të kujtohet për qytetarin vetëm para festave, me lëmoshë që zgjat një ditë, ne vlerë monetare. Unë besoj se drejtësia sociale ndërtohet me politika të qëndrueshme, jo me gjeste të përkohshme. Qytetarët kanë nevojë për siguri, përkujdesje dhe barazi gjatë gjithë vitit, dhe jo vetëm për një moment mëshire kur afrohen festat. Me mbështetjen dhe me besimin tuaj, do të angazhohem që mbështetja sociale të mos jetë favor, por e drejtë, që ligji të jetë mburojë për të gjithë. Zotimi im si deputete është për një shtet që kujdeset me ligje, me përgjegjësi dhe në krah të atyre që kanë nevojë”, ka shkruar Bytyqi.