Moderatorja e Top Channel, Albana Osmani, duket se po e shijon pafund qëndrimin e saj në Festivalin e Cannes.
Ajo poston në pjesë më të madhe të kohës çaste nga eventet ku është dhe gjithashtu foto me personazhet e njohur që takon. Këtë herë ajo ka publikuar disa foto me atë që njihet si “të burgosurin më të bukur në SHBA”, Jeremy Meeks.
Krahas fotove ajo ka shkruar: “1 minutë heshtje mi gra”. Përveç Jeremyt, Osmani ka publikuar foto edhe këngëtarin e njohur Seal, i cili ka qenë bashkëshorti i super-modeles me famë botërore Heidi Klum.