Drejtorit ekzekutiv në Odën Ekonomike Gjermano Kosovare (OEGjK), Albert Matoshi ka dhënë dorëheqje nga posti i tij që mbante në OEGjK.
Për një njoftimi ai ka theksuar se pozitën e drejtorit të ekzekutiv në OEGjK, po e lë për shkak të një pozite të re në sektorin bankar.
“Me këtë email dëshiroj t’ju njoftoj se unë kam dhënë dorëheqje nga pozita ime në OEGjK. Unë e kam pranuar një pozitë të re në sektorin bankar dhe aty do ta vazhdojë karrierën time”.
“Shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj sinqerisht për bashkëpunimin me ju gjatë kësaj kohe dhe njëherit ju dëshiroj juve dhe OEGjK shumë sukses në të ardhmen”, ka njoftuar Matoshi.