Albian Ajeti është shumë pranë kalimit në West Brom, klubit nga kampionati i nivelit të dytë të futbollit anglez, Championship. Sipas mediave në Angli, bisedimet mes Baselit dhe WBA-së janë duke vazhduar.
Edhe pse ditë më parë u mendua se West Brom kishte hequr dorë nga sulmuesi i Zvicrës me prejardhje shqiptare për shkak të kërkesave të tij të larta për pagë, raportohet se bisedimet mes klubeve janë duke vazhduar ende, transmeton Gazeta Express.
Drejtuesit e West Bromit janë duke e ndërtuar një skuadër të re për trajnerin kroat Slaven Bilic, pasi tashmë i kanë transferuar tre lojtarë të rinj në skuadër, Romaine Sawyers, Kenneth Zohore, Semi Ajayi dhe Filip Krovinovic.
Tani, vëmendja e klubit është te ylli i Baselit, Ajeti i cili ka shkëlqyer sezonin e kaluar në Superligën e Zvicrës.
Ajeti gëzoi një sezon shpërthyes dhe të mrekullueshëm me Baselin, duke i shënuar 21 gola dhe duke i dhuruar 11 asiste.
Raportohet se ndër çështjet për t’u zgjidhur në bisedime janë kërkesat e 22-vjeçarit.