Albian Ajeti zyrtarisht zgjedh ta përfaqësojë Zvicrën

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 16:48 | Nga

Zvicra ka publikuar listën e të ftuarve për dy sfidat miqësore të shtatorit dhe kësaj liste i është shtuar edhe një tjetër futbollist shqiptar.

Bëhet fjalë për sulmuesin Albian Ajeti, që ka refuzuar Kosovën e Shqipërinë, për t’u bashkuar me kombëtaren e Zvicrës, transmeton Koha.net.

Ajeti i shtohet shqiptarëve të tjerë që luajnë për Zvicrën, Xhaka, Shaqiri, dhe Mehmedi.

Zvicra e kishte lënë jashtë listës Albian Ajetin për Botërorin Rusia 2018.

Kjo është lista e plotë:

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme