Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Ohër për Forumin e Prespës, derisa është parë bashkë me Prindon Sadriun, ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, njëherish burrin e Presidentes Vjosa Osmani dhe Tanja Fajon nga Parlamenti Evropian, shkruan Gazeta Express.
Ai do të jetë pjesë e një paneli ku do të flitet për sfidat dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Zoran Tegeltija nga Bosnja e Hercegovina.
Forumi i Prespës, është një platformë e krijuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të mundësuar vendet, udhëheqësit, organizatat dhe qytetarët e Ballkanit Perendimor, të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe të forcojnë partneritetet.
Dje, në këtë forum, ka marrë pjesë edhe Donika Gërvalla Schwarz, kryediplomatja e Kosovës.