Ekonomia Online
FUNDIT

Albin Kurti ka 130 mijë vota, 40 mijë më pak se partia

Albin Kurti ka 130 mijë vota, 40 mijë më pak se partia

Kandidati për kryeministër nha Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë 130 mijë vota në zgjedhjet e të dielës, e Vetëvendosje pritet t’i ketë 190 mijë vota. Kështu ka thënë njëri nga drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, për RTV 21. Konjufca ka thënë se qytetarët e Kosovës më 11 qershor kanë ndëshkuar ata që nuk kanë moral […]

Kandidati për kryeministër nha Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë 130 mijë vota në zgjedhjet e të dielës, e Vetëvendosje pritet t’i ketë 190 mijë vota.

Kështu ka thënë njëri nga drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, për RTV 21. Konjufca ka thënë se qytetarët e Kosovës më 11 qershor kanë ndëshkuar ata që nuk kanë moral në politikë.

Konjufca ka treguar se tashmë është e sigurt që Lëvizja Vetëvendosje i ka 31 deputetë.

“Jemi duke luftuar për mandatin e 32-të, meqenëse sapo po numërohen votat, diferenca mes PAN-it dhe Lëvizjes Vetëvendosje po zvogëlohet, ndërkohë që diferenca mes Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes po rritet vazhdimisht”, tha Konjufca.

Të ngjashme