Albin Kurti ka ngushëlluar familjet e të vdekurve si pasojë e tornados që preku disa shtete në SHBA

Prishtinë | 12 Dhj 2021 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Pasi një tornado e fuqishme preku pjesë të ndryshme SHBA-së.Ndërkohë janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuarit në pjesë të gjashtë shteteve amerikane, të prekura nga stuhia.

Në lidhje me këtë katastrofë natyrore, presidenti amerikan, Joe Biden shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Kentaki, shtetin më së rëndi të prekur nga stuhia.

Biden tha se qeveria do të bëjë gjithçka për të ndihmuar pjesët qendrore të shtetit në ballafaqim me pasojat e stuhisë.

Presidenti amerikan njëkohësisht nënshkroi edhe Deklaratën federale për situata të jashtëzakonshme, duke mundësuar kështu ndihmë financiare për Kentakin, derisa shtoi se ky tornado ishte ndër më të fuqishmit në historinë e gjithë SHBA-së.

Mjete financiare për raste urgjente do të jenë të qasshme edhe për shtetet tjera të prekura si Misuri, Arkansas, Illinois, Tenesi dhe Misisipi, në rast nevoje.

“Bashkë do ta tejkalojmë këtë”, deklaroi Biden.

Ekipet e Ndihmës së shpejtë pa pushim janë duke kërkuar nëpër rrënoja për të mbijetuarit në qytetin Mejfilld, i cili u prek më së shumti nga tornado.

Në lidhje me numrin e të vdekurve në SHBA, reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ngushëlloi familjarët dhe miqtë e të vdekurve.

“Lajm tronditës nga SHBA. Ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e mbi 100 jetëve të humbura në tornadot e Kentakit dhe falënderimet më të sinqerta për reaguesit e parë që e vunë veten në rrezik”, shkroi Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme