Albin Kurti nuk është as patriot e as sovranist!

Prishtinë | 15 Gus 2024 | 09:44 | Nga Driton Smakaj

Që ky njeri nuk ka fare lidhje me patriotizëm, e ka dëshmuar në kohën e luftës. Pak kohë pas rënies së Adem Jasharit dhe familjes Jashari në Prekaz, “patrioti” Albin ka dalur para mediave të botës dhe pa i lëvizur syri fare e ka thënë që kurrë armën në dorë nuk do e merrte për të luftuar për liri.

Një deklaratë e tillë në kohë lufte, nga një lider i studentëve të vendit, është tradhti e pastërt kombëtare, lëre më të themi që ka të bëjë diçka me patriotizëm. Ndërsa sot, i njëjti “patriot” nën emrin e sovranitetit të vendit, del edhe rrezikon jetë njerëzish për një urë që edhe nëse do të ishte hapur edhe para 10 viteve nuk do të kishte ndryshuar asgjë sa i përket sovranitetit të Kosovës e nuk do të ndryshon as nesër në këtë pikëpamje.

Albin Kurti e din mirë që Kosova nuk e mbron dot vet sovranitetin e saj. Nëse nuk e din, atëherë është një ahmak koti në politikë. Ndërsa nëse e din dhe vë politika në zbatim që irriton SHBA-të dhe aleatët tanë, atëherë është një misionar që provokon zhbërjen e shtetit të Kosovës duke mashtruar analfabetët funksional me broçkulla patriotike.

Albin Kurtit i duhen drama saherë e sheh që analfabetët funksional kanë filluar të ndihen të heshtur, të mos dëgjojnë broçkullat e tij. Matja e opinionit publik kohëve të fundit, i dha sinjale që analfabetët funksional të tij nuk janë më aq aktiv sa ishin vite më parë. Takimet me diasporën në Kosovë ishin të zbrazëta. Prandaj, i lindi ideja për të bërë një tjetër dramë me urën, ku mund të rrezikohen jetëra njerëzish. Sepse veç në vdekje sheh ngritje të masave për të përmbushur epshet e tij për pushtet. E ka dëshmuar ndër vite ku të rinjtë që vdiqën për kauza të rrejshme të tij, sapo ky “patrioti” u ul në karrigen e pushtetit, shkeli mbi kufomat e tyre për të shijuar jetën e luksit në xhipa të zi, pa bërë asnjë shenjë për zhvillim të vendit në katër vite edhe pse janë shpenzuar mbi 8 miliardë euro të buxhetit të shtetit.

E kanë terrorizuar një popull të tërë me rastin e Astrit Deharit në burg. Kemi pritur të gjithë si shoqëri që me ardhjen e VV-së në pushtet ky rast do të zbardhet në plotni dhe shoqëria kosovare do të lirohet nga një makth i padrejtësisë, sepse nuk ka qytetar normal që do të mund të pajtohet me vrasjen e një të riu në burg (siç kishte akuzuar VV-ja pushtetin e mëparshëm).

Mirëpo, në vend që të ofronin drejtësi dhe zbardhje të rastit në plotni, nën udhëheqjen e VV-së sa zhdukeshin mostrat e Astrit Deharit, sa ktheheshin e deri te protesta e VV-së para pak ditësh për ta shfrytëzuar tragjedinë e një të riu edhe pas vdekjes si kauzë politike për fushatën e ardhme. Diçka më neveritëse dhe më të ulët në demokraci nuk ka.

Zoti i dhashtë paqen në botën e amshume Astrit, e marrëzinë atyre që bëjnë politikë me emrin e tij në vend të drejtësisë.

Për të konkluduar, patriotizëm dhe sovranizëm ofrojnë ata burrështetas që në vend të broçkullave patriotike nëpër rrjeta sociale, do të ofronin projekte zhvillimore për vendin;

  • Një Termocentral të ri energjetik ku çmimi i rrymës do të kthehej aty ku ka qenë para Qeverisë Kurti, pra 120% më lirë.
  • Investime Kapitale ku rinia do të punësohej në Kosovë e jo nëpër kanalizimet e Evropës
  • Ligjin e Lustrimit ku partitë politike pastrohen nga njerëz pa integritet, nga udbashët dhe nga niveli i njerëzve që nuk e kuptojnë as fjalën politikë.
  • Ndërtohen politika në dakordim të plotë me SHBA-të dhe vendet aleate ku Kosova ofrohet drejt NATO-s dhe BE-së. E jo politika që sjellin sanksione të BE-së.

Një politikan që thyen raportet me SHBA-të dhe vendet aleate, është misionar, plotësisht sipas akademikut famëkeq Dobrica Çosiq, i cili pret që në Prishtinë të ketë njerëz që irritojnë faktorin ndërkombëtar, e kështu të kthehet shpresa e Serbisë për ta ri-marrë Kosovën.

P.S.
Koha do e dëshmon sëcilin nga ne. Por, nuk do të thotë që nuk mund të pendoheni kujt i keni shkua pas.
👐👐👐

Të ngjashme