Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë herë ka shmangur komunikimin me mediat, duke mos u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para hyrjes në Kuvendin e Kosovës, ku po vazhdon seanca konstituive, raporton Ekonomia Online.
I shoqëruar nga sigurimi, Kurti nuk komentoi rreth situatës politike dhe bllokadës aktuale, duke ruajtur të njëjtën qasje si në paraqitjet e mëhershme.
