Ekonomia Online
FUNDIT

“Albin Kurti shpëtoje Mitrovicën nga mjerimi, caktoje një kandidat me vlera për kryetar Komune”

“Albin Kurti shpëtoje Mitrovicën nga mjerimi, caktoje një kandidat me vlera për kryetar Komune”

Aktivistja e shoqërisë civile nga Mitrovica, Neri Ferizi, ka thënë se fushata e kryeministrit të vendit Albin Kurti, ka qenë e koncentruar në zhvillimin ekonomik të vendit, në luftimin e korrupsionit e nepotizmit, ne parime, në projekte konkrete qe ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve. Tutje, ajo tha se ka ardhur koha që kryeministri Kurti […]

Aktivistja e shoqërisë civile nga Mitrovica, Neri Ferizi, ka thënë se fushata e kryeministrit të vendit Albin Kurti, ka qenë e koncentruar në zhvillimin ekonomik të vendit, në luftimin e korrupsionit e nepotizmit, ne parime, në projekte konkrete qe ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve.

Tutje, ajo tha se ka ardhur koha që kryeministri Kurti ka propozojë një kandidat për kryetar të Mitrovicës me vlera e që qëllim e të mira.

Njoftimi i plotë:

Z. Kryeminister Kurti, fushata jote ka qene e koncentruar ne zhvillim ekonomik te vendit, ne luftim te korrupcionit e nepotizmit, ne parime, ne projekte konkrete qe ndikojne pozitivisht ne mireqenien e qytetareve.

Z. Kurti, ka ardh koha me e propozu nje kandidat per kryetar te Mitrovices, qe ka vlera e ka qellim qe me e be qytetin nje vend me te mire per te jetuar.

Z. Kurti, Mitrovica ka nevoje per nje kryetar qe nuk e shkaterron cdo memorie te qytetit, nje kryetar qe nuk jep leje ndertimi ne cdo 1 meter, nje kryetar qe nuk puneson familjare e miq ne arsim – si baze e edukimit te ketij qyteti, nje kryetar qe nuk e mbush teatrin me diletant, nje kryetar qe nuk i mbush drejtorite me njerez qe nuk kane eksperience, nje kryetar qe nuk e mbush Komunen me kusherinje, nje kryetar qe nuk eshte i korruptuar.

Z. Kurti, qyteti i cili i ka dhene shume ketij vendi, ka nevoje per nje kryetar qe ia kthen imazhin e dikurshem, nje kryetar qe ia kthen zhvillimin e frymarrjen.

Z. Kurti, qytetaret e Mitrovices kane nevoje per nje perfaqesues te tyre i cili vertete i perfaqeson.

Z. Kurti, te shkruaj si qytetare e Mitrovices, shpetoje kete qytet nga mjerimi. Shpetoje Mitrovicen.

Të ngjashme