Ekonomia Online
FUNDIT

Albin Kurti takohet me Fatmir Limajn

Albin Kurti takohet me Fatmir Limajn

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar të premten me kreun e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Kurti, ish-kryetar i Vetëvendosjes, ka zhvilluar bisedime me Limajn, partia e të cilit është pjesë e një koalicioni të lidhur para zgjedhjeve me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, […]

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar të premten me kreun e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Kurti, ish-kryetar i Vetëvendosjes, ka zhvilluar bisedime me Limajn, partia e të cilit është pjesë e një koalicioni të lidhur para zgjedhjeve me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, me shumë gjasë për mundësinë e një bashkëpunimi për formimin e qeverisë së re të vendit.

Burimet e Gazetës Bota Sot bëjnë të ditur se takimi Kurti-Limaj është zhvilluar në restorantin Amadeus, në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

Kurti, partia e të cilit ka dalë e dyta në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, ditë më parë ka ftuar të gjitha partitë që kanë siguruar pjesëmarrjen në Kuvendin e Kosovës, përveç PDK-së, që t’i bashkohen Vetëvendosjes në formimin e qeverisë së ardhshme të vendit.

Limaj, në anën tjetër, të enjten ka thënë se ai dhe partia e tij do të mbështesin kandidatin e koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj, për aq kohë sa do të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re.

Të ngjashme