Se sa të përnjëmendta i ka kryeministri Kurti dhe qeveria e tij deklaratat “Ura e Ibrit është çështje e brendshme e Kosovës”, e ka treguar Banjska.
Për Banjskën, kryeministri Kurti ka mësuar në atë moment kur kanë kuptuar gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Pra, as edhe një minut më përpara. Madje, derisa ai dhe oborrtarët e tij po kthjelloheshin nga gjumi atë mëngjes, përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it, veçmë dhe njëzëri kishin dalur me deklarata dënuese.
Se këndejmi, për të shkurtuar tregimin, edhe kryeministri Kurti i ka të qarta këto gjëra por po bën lojën e tij të zakonshme llafe-llafe, jo vetëm që u parandalua banjskëzimi i Kosovës, por u këput në rrënjë “wagnerizimi” i veriut. Kaq. Tani për tani.
Por më lejoni t’jua rikujtoj disa nga një sërë arsyesh pse lidhja ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është jetike për Kosovën:
Në përgjithësi, lidhja ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së është thelbësore për zhvillimin dhe stabilitetin e vazhdueshëm të Kosovës, si dhe për promovimin e interesave dhe vlerave të përbashkëta në rajon dhe më gjerë.
Kosova nuk ka asgjë që i duhet për të shtrirë ushtruar sovranitet të plotë, për t’u integruar dhe zhvilluar, e që s’mund t’a bëj këtë në partneritet me aleatë. E lëre më hapjen e urës. Vetëm do lidership dhe sinqeritet kjo gjë.
Albin Kurti nuk i ka asnjërën, as lidershipin dhe as sinqeritetin. Fatkeqësisht për ne dhe Kosovën!