Albina Kelmendi përfaqësuese e Suedisë në edicionin tjetër të Eurovision? Këngëtarja sqaron raportimet

Prishtinë | 17 Qer 2023 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Ishte raportuar se këngëtarja e cila së bashku me familjen përfaqësoi Shqipërinë në garën evropiane të këngës “Eurovision 2023”, Albina Kelmendi do të përfaqësonte Suedinë vitin që vjen në të njëjtin kompeticion.

E ftuar në “Fundjavë” në RTV Dukagjini, Kelmendi ka deklaruar se ajo ka pranuar ftesa nga kompozitor për të marrë pjesë në festivalin e këngës i cili zgjedhë përfaqësuesit për garën e Eurovision

“Dihet që Suedia, atisitin të cilin e përzgjedh me përfaqësu Suedinë e zgjedh nga festivali i tyre që mbahet çdo vit. Unë kam marrë ftesa nga disa kompozitor të ndryshëm, nga disa artistë nqë kanë kërkuar bashkëpunim për me qenë pjesëmarrës bashkë në atë festival dhe unë jam në diskutime me ata, nëse mundemi të gjejmë një rrugë të përbashkët”, ka deklaruar Kelmendi.

Të ngjashme