Kosova është pronë e gjithë qytetarëve që jetojnë këtu e jo pashallëk i çifligarëve të mentalitetit mesjetar, të cilët sillen me fatin e vendit dhe qytetarëve sikurse ta kenë trashëgimi private nga baballarët e tyre.
Kriza social-ekonomike (ngritja e çmimeve të artikujve ushqimor dhe energjis elektrike) që ka përfshi vendin dhe që po rezulton me një krizë të thellë morale në shoqëri, po bëhet e papërballueshme nga qytetarët dhe po reflekton direkt në harmoninë dhe mirëqenën e familjeve tona si bërthamë e shtetit.
Papunësia, gjenda e rëndë në arsim e shëndetësi, mungesa e vizionit për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe dominanca e nepotizmit dhe krimit të organizuar në institucione, janë disa nga shkaktarët që e rendojnë jetën normale në Kosovë. Gjetja e një terapie për kurim të fenomeneve negative në shoqëri, është nevojë urgjente para se të bëhet vonë…
Popullore, gjithë qysh bëhet shteti vetëm kështu jo!